Kultura

Aktivitetet kulturore/ Festa e liqenit në Shirokë, dy mbrëmje me koncerte në Elbasan

21 Qershor, 12:16| Përditesimi: 21 Qershor, 13:09

  • Share

Dita Botërore e Muzikës vjen me koncerte në Elbasan. Mbrëmjen e kësaj të diele dhe të hënën, në orën 20:00, respektivisht me një koncert te “Bahçja e Trëndafilave” dhe të Kisha Ortodokse në Kala, me pjesëmarrjen e artistëve më të mirë dhe talenteve të reja të qytetit.

“Moto & Rock Festival” po vijon të mbahet në Korçë edhe këtë të shtunë në sheshin para Katedrales, i cili do të pulsojë sërish me ritmin e motorëve dhe tingujt e rock-ut.

Kandavia Festival “Skena popullore & Skena elektronike” është festivali që do të vijojë të mbahet në Fushë Studen, Librazhd edhe këtë të shtunë dhe të dielën, në 21 dhe në 22 qershor.

Java Kulturore Franceze vijon të mbahet në qytetin e Korçës edhe këtë fundjavë mne disa aktivitete deri më 23 qershor. Kështu, pianisti dhe artisti multimedial Damien Traversaz sjell instalacione digjitale interaktive te Galeria e Arteve Digjitale të qytetit.

“Festë n’Shirokë - Festa e Liqenit” do të vijojë të mbahet në Shirokë edhe këtë të shtunë gjatë gjithë ditës. Panair, sporte, ekspozitë e koncerte janë pjesë e aktivitetit.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?