Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Festa e Miqësisë’ në Berat, muzikë dhe kërcim në qendër të qytetit! Filma në natyrë, karaoke dhe lojëra te ‘Reja’, Tiranë

17 Korrik, 13:53| Përditesimi: 17 Korrik, 13:57

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Muzikë, energji dhe kërcim janë pjesë e Festës së Miqësisë në Berat nga data 18 deri më 20 korrik në Sheshin “Teodor Muzaka” të qytetit, çdo natë, nga ora 19:00 deri në mesnatë.

2. Komedia “Gruaja e burrit tim” me regji nga Kiço Londo këtë të premte në orën 19:00 do të shfaqet në Cërrik, ndërsa ofrohet mundësia për ta parë shfaqjen pa bileta.

3. Festivali “Vala Fest”, këtë të premte në orën 20:00 udhëton në Lungomare, në Vlorë, duke sjellë argëtim për pushuesit atje.

4. “Love and other drugs” është filmi që do të shfaqet në “Open Air Tirana” te “Reja” në oborrin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë këtë të enjte, në 17 korrik në orën 21:00, ndërsa mbrëmjen e së premtes do të mbahet aktiviteti “Cineoke & Games”, ku të pranishmit mund të këndojnë këngët e tyre të preferuara nga filmat më të famshëm, ndërsa do ketë edhe plot lojëra dhe shpërblime.

5. “Migrations” dhe “The Life List” janë filmat që do të shfaqen mbrëmjen e kësaj të enjteje në oraret 20:00 dhe në 21:30 në “Open Sky Cinema”, përballë Kalasë në Pogradec, ndërsa të premten, për publikun, në orën 20:00 do të shfaqet filmi “Piter Pan”.

6. Mbrëmje poetike për Frederik Reshpjen do të mbahet te Biblioteka “Sotir Kolea” në Tiranë më 17 korrik në orën 19:00.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?