Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Festa e Qershisë dhe e Grurit në Berat dhe Fier! Gjurmë franceze vjen në Korçë

19 Qershor, 13:36| Përditesimi: 19 Qershor, 14:57

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Java Kulturore Franceze vijon të mbahet në qytetin e Korçës. Kjo e enjte dhe e premtja prej orës 9:30 të mëngjesit deri në orën 18:00 i është kushtuar “Gjurmëve franceze në Korçë”, një udhëtim nëpër rrugët e qytetit për të zbuluar gjurmët historike dhe arkitekturore të ndikimit francez.

2. “Festë n’Shirokë - Festa e Liqenit” organizohet në Shirokë prej kësaj të enjteje, të premten dhe të shtunën (19, 20 dhe 21 qershor) gjatë gjithë ditës. Panair, sporte, ekspozitë e koncerte janë pjesë e aktivitetit.

3. Në Shkodër vijon të mbahet edhe këtë të enjte dhe deri në 22 qershor “Ekrani i Artit” organizuar nga “Art House” dhe Adrian Paci. Të pranishmit do të mund të ndjekin ekspozita, shfaqje filmash etj.

4. Koncerti “Serenatë mbi Liqen” është aktiviteti që do të mbahet te Shëtitorja në Pogradec në 20 dhe 21 qershor duke filluar nga ora 20:00 e kësaj të enjteje. Aktiviteti është një festë e traditës, artit dhe muzikës, që synon të ruajë dhe promovojë kulturën pogradecare përmes këngëve dhe vargjeve poetike.

5. Filmat “5 1-sha” dhe “Edhe Minjtë Flenë” nga Dionis Prifti do të shfaqen te Qendra e Artit Agimi në 20 qershor në orën 19:30 si pjesë e programit kushtuar regjisorëve të rinj.

6. “Festa e Qershisë” është aktiviteti që do të mbahet në Mbreshtan të Beratit në datën 20 qershor në orën 18:00.

7. Më 20 Qershor, Apolonia do të hapë sërish dyert për Festën e Grurit, që këtë vit shënon edicionin e saj të 7-të. Në Pojan, një nga fshatrat më të bukur të Myzeqesë, festa do të sjellë një ditë të mbushur me aktivitete për të gjitha moshat, nga panairi me produkte vendase, tek gatimet tradicionale, parada me mjete bujqësore dhe muzikë.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?