Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Festa e Xixëllonjave’ te Porta e Pashait, Berat! ‘Frymon Festival’ në Universitetin e Arteve

8 Korrik, 11:49| Përditesimi: 8 Korrik, 12:54

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. “Bonded through Music” (Të lidhur përmes muzikës) është koncerti nga Sara Paymán dhe banda e saj, që do të mbahet në 9 korrik në orën 20:00 te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë.

2. “Festa e Xixëllonjave” do të mbahet mbrëmjen e 9 korrikut në orën 21:00 te Porta e Pashait në Berat. Për publikun do të interpretojë këngëtarja Marsela Çibukaj.

3. Edicioni i katërt i “Frymon Festival”, Festivali Ndërkombëtar i Instrumenteve të Drunjtë, do të mbahet në Universitetin e Arteve në Tiranë prej mbasdites së kësaj të marte për të vijuar dhe të mërkurën, duke sjellë një program të larmishëm dhe shumë artistë.

4.  “Realiteti arsimor në Lezhë përmes pikturave” është ekspozita që vijon të qëndrojë e çelur te Qendra “Hana” në Lezhë deri në 11 korrik nga ora 10:00-16:00 të çdo dite. Aktiviteti kërkon të sjellë një ndërgjegjësim për gjendjen e arsimit në këtë qytet përmes pikturave të të rinjve, që janë ende në shkolla, por që ndihen të padëgjuar dhe të pashpresë.

5. “Horizontet e Kureshtjes” është dokumentari nga Brunilda Liçaj me regji të Enerjeta Janit që do të shfaqet te Kinemaja e Gjirokastrës në 9 korrik në orën 19:00.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?