Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.
1. Për të tretin vit me radhë, në datat 1,2 e 3 gusht në qendër të Kotës në Selenicë mbahet “Festivali Folklorik” me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve polifonike të zonës si dhe grupeve të ftuara nga Bashkitë Vlorë, Delvinë, Memaliaj e Gjirokastër. Festivali çelet më 1 gusht në orën 19:00.
2. Festivali “Vala Fest 2025” mbërrin në Sarandë, në shëtitoren “Naim Frashëri më 1 dhe më 2 gusht në orën 20:00.
3. Një mbrëmje festive do të mbahet në Bulgarec të Korçës më 1 gusht në orën 18:00. Të pranishmit mund të bëhen pjesë e festës me muzikë, valle e argëtim.
4. “Imagjinojmë me Arkeologjinë dhe Artet” është aktiviteti që do të mbahet në 1 gusht në orën 19:00 në shëtitoren e Golemit. Ai është konceptuar si një eksplorim se si mund të ndërthuren arkeologjia dhe arti, për të krijuar rrëfime të reja mbi të kaluarën dhe të ardhmen e përbashkët.
5. Një festë me muzikë live e pije, duke sjellë afër traditën do të mbahet në qendër të Potamit në Himarë mbrëmjen e kësaj të premteje, duke filluar nga ora 18:00.
6. Ekspozita “Solitude vs Fanstasy” (Vetmia përballë fantazisë) nga Xhelsina Petritaj do të çelet te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë këtë të premte në orën 19:00.
Komente
