Kultura

Aktivitetet kulturore/ Festivali i emigrantëve e maratona e vrapit në Fushë-Arrëz! Festa e Malit të Thatë në Pogradec, traditë e artizanat

8 Gusht, 12:06| Përditesimi: 8 Gusht, 12:27

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.FESTA E MALIT TË THATË NË POGRADEC, TRADITË E ARTIZANAT

Muzikë, valle, artizanat e ushqime tradicionale mund t’i gjeni te Festa e Malit të Thatë në hyrje të fshatit Bletas në Pogradec këtë të shtunë prej orës 10:00 të paradites. Për të pranishmit do të ketë një koncert nga Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci” dhe me të ftuar këngëtarët e zonës.

2. “ÇEÇO FEST”, DY DITË ME MUZIKË NË KALANË E GJIROKASTRËS

“Çeço Fest” vjen në Gjirokastër për të gjashtin vit radhazi në vendin më të bukur, Kalanë e Gjirokastrës. Duke filluar nga mbrëmja e sotme mund të shijoni dy ditë intensive me performanca nga artistë të njohur.

3. “MICRO-FOLIE TIRANA”, MUZE DIGJITAL TE PARKU “EUROPA”

Një muze digjital unik, ku arti, teknologjia dhe kultura bashkohen për të sjellë një eksperiencë interaktive për të gjitha moshat. “Micro-Folie Tirana” është zhvendosur prej 6 gushtit e deri në 16 gusht nga ora 20:00-21:30 në Parkun “Europa” në Tiranë.

4. FESTIVALI I EMIGRANTËVE E MARATONA E VRAPIT NË FUSHË ARRËZ

Prej mbrëmjes së 8 gushtit në Fushë Arrëz po mbahet Festivali i Emigrantëve dhe Maratona e Vrapit.

5. “HIMARA OPEN CINEMA”, FILMA NË KINEMANË “N’PLAZH”

Një javë e larmishme nën yjet e Himarës në kinemanë “N’plazh” po vijon në këto ditë vere, që prej 4 gushtit. Mbrëmjen e kësaj të premteje, banorët e Himarës dhe pushuesit mund të shohin në orën 20:00 në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Pano Nikolla Meniko”,  filmin “Anyone But You” (2023), ndërsa të shtunën mund të shohin filmin “Titanic” (1997).

6. “DUA FEST” SJELL PLOT ARTISTË E SHKODRËN ELEKTRONIKE

 “Dua Fest” do të vijë në Shkodër mbrëmjen e sotme prej orës 21:00 në Kalanë e Rozafës me pjesëmarrjen e “Shkodra Elektronike”, Aleksandër Gjoka, Alban Skënderaj etj.

7. “VGJESHTA E LEGJENDAVE”, PËR HERË TË DYTË NË DIVJAKË

“Vgjeshta e legjendave” është festivali që po vijon në Divjakë në edicionin e tij të dytë. Mbrëmjen e kësaj të premteje në orën 20:30 në Parkun Kombëtar të Divjakës do të mbahet mbrëmja poetike “Poezi nën yje” me pjesëmarrjen e aktoreve Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Elia Zaharia dhe Luli Bitri.

8. “FESTA E MIQËSISË” NË QENDËR TË QYTETIT TË FIERIT

Festa e Miqësisë mbërrin në Fier prej mbrëmjes së sotme deri më 10 gusht në sheshin “Nënë Tereza” të qytetit për tre net me birra, muzikë dhe miqësi.

9. “VERË NË KOLONJË”, KONCERTE GJATË GJITHË MUAJIT GUSHT

“Verë në Kolonjë” është aktiviteti që do të mbahet përgjatë muajit gusht në Ersekë. Mbrëmjen e sotme në sheshin “Rilindja” të qytetit, në orën 20:00, do të interpretojë këngëtarja Maria Furxhi.

10. “PORTO PALERMO FESTIVAL”, KONCERTE ME ARTISTË TË NDRYSHËM

 “Porto Palermo Festival” vijon të mbahet në kalanë e Porto Palermos. I organizuar dhe drejtuar nga Olen Cesari, mbrëmjen e kësaj të premteje, për të pranishmit do të interpretojnë Ardian Trebicka e Kastriot Tusha, ndërsa të shtunën Carlos Paz e Sin Fonteras.

11. “RRËNJË TË NJËJTA, ZËRA TË NDRYSHËM” NË PEDONALEN E KORÇËS

Koncerti “Rrënjë të njëjta, zëra të ndryshëm” do të mbahet te Kulla në Pedonalen e Korçës mbrëmjen e kësaj të premteje prej orës 19:30.

12. “NONA” SJELL GATIMET TRADICIONALE TË GJYSHEVE NË PËRMET

Festivali “Nona” në Përmet do të sjellë për tre ditë, duke filluar prej ditës së sotme deri në 10 gusht gatime tradicionale të gjysheve tona, si dhe surpriza, artistë, emocione e plot rrëfime.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?