Rubrika Ciceron

Kultura

Aktivitetet kulturore/ Festivali i motorëve dhe Rock-ut në Korçë! ‘Skena popullore dhe elektronike’ festival në Fushë Studen

20 Qershor, 11:18| Përditesimi: 20 Qershor, 11:19

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1.“Moto & Rock Festival” rikthehet në Korçë në 20 dhe 21 qershor në sheshin para Katedrales, i cili do të pulsojë sërish me ritmin e motorëve dhe tingujt e rock-ut.

2. Kandavia Festival “Skena popullore & Skena elektronike” është festivali që  mbahet në Fushë Studen, Librazhd në 20, 21 dhe 22 qershor.

3. Java Kulturore Franceze vijon të mbahet në qytetin e Korçës edhe këtë fundjavë. Ndërsa nga data 20 deri më 23 qershor te Galeria e Arteve Digjitale, pianisti dhe artisti multimedial Damien Traversaz sjell instalacione digjitale interaktive.

4. “Të vërtetat e luftës sime” nga Kadri Cakrani është biseda që do të mbahet nën tingujt e violinës te Muzeu “Onufri” në 21 qershor në orën 10:00.

5. “Festë n’Shirokë - Festa e Liqenit” organizohet në Shirokë edhe këtë të premte dhe të shtunën gjatë gjithë ditës. Panair, sporte, ekspozitë e koncerte janë pjesë e aktivitetit.

6. “Festa e Qershisë” është aktiviteti që do të mbahet në Mbreshtan të Beratit këtë të premte, në 20 qershor në orën 18:00.

7. Më 20 Qershor, Apolonia do të hapë sërish dyert për Festën e Grurit, që këtë vit shënon edicionin e saj të 7-të. Në Pojan, një nga fshatrat më të bukur të Myzeqesë, festa do të sjellë një ditë të mbushur me aktivitete për të gjitha moshat.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?