Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit
1. Muzikë, performancë, treg festiv do të gjeni Parkun Rinia këtë të hënë, të martën dhe të mërkurën, ku po mbahet edicioni i 5-të i Festivalit Ndërkombëtar të Folkut Tirana gjatë Javës Mesdhetare në Tiranë.
2. “Maks Velo dëshmon diktaturën” është ekspozita që do të çelet më 6 maj në orën 17:30 te Shtëpitë Studio Kadare – Agolli në Tiranë. Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit dhe arkitektit, për herë të parë ekspozohet dosja hetimore origjinale e Velos.
3. “Përtej tingujve” është koncerti instrumental-simfonik nga Marin Gjollma që do të mbahet mbrëmjen e kësaj të hëne më 5 maj, në orën 20:00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
4. Në galerinë FAB të Universitetit të Arteve vijon të qëndrojë e çelur ekspozita tribut për Ali Osekun, “Substancë”.
5. Në Elbasan vijon të mbahet edhe këtë të hënë dhe të martën “Maratona Rinore 2025”, konkursi artistik i shkollave të mesme të qytetit në zhanrin e këngës, kërcimit, aktrimit, recitimit, prezantimit e modelingut.
6. Ekspozita “Psikologjia shqiptare në artet pamore” vijon të qëndrojë e çelur te Galeria e Arteve Shkodër. Ekspozita sjell 113 vepra nga 76 artistë të trevave veriore, që pasqyrojnë fillesat e artit laik dhe ndikimet perëndimore në krijimtarinë shqiptare.
7. “Venus” është ekspozita që vijon të qëndrojë e çelur te Muzeu i Fotografisë “Marubi” në Shkodër. Ekspozita tematike sjell vepra nga koleksionet e Dedë Jakovës, Gegë Marubit dhe Pjetër Rraboshtës
8. Ekspozita “Kopshti i ëndrrave” nga Anteo Gremi vijon të qëndrojë e çelur te Galeria e Artit Tiranë.
9. Në Shkodër po vijon të mbahet edhe sot dhe nesër Festa e Luleve. Panair, muzikë dhe shumë surpriza vijnë mes ngjyrave të luleve dhe atmosferës së festës.
Komente
