Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Këtë të mërkurë në orën 20:00 në Universitetin e Arteve çelet edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Jazzit në Shqipëri.
2. “Magjia e Skenës Fierake” është shfaqja që do të ngjitet në skenën e teatrit “Bylis” më 16 prill në orën 18:00.
3. Shfaqja “Çifti i çuditshëm” do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë këtë të mërkurë, më 16 prill në orën 13:00.
4. “Italian Screens- Kinemaja e re italiane në Tiranë” vijon të sjellë para ekranit disa nga prodhimet më të fundit kinematografike të vendit fqinj. Sonte në orën 19:00 në kinema “Millenium” do të shfaqet filmi “Diamanti” nga Ferzan Ozpetek, ndërsa mbrëmjen e nesërme, më 16 prill, në orën 19:00 do të shfaqet filmi “La Chimera” nga Alice Rohrëacher.
Komente
