Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit
1. “Frozen, Annie, Matilda” është muzikali që bën bashkë të tre këto personazhe në një shfaqje, ku protagonistët janë të gjithë fëmijë plot talent. Muzikali do të vijë në skenën e Teatrit të Kukullave më 20 prill në orën 19:00.
2. Më 20 prill në orën 20:00 te “Pazari i Ri” në Tiranë do të mbahet një koncert për Pashkë. Për të pranishmit do të interpretojnë disa banda muzikore, që do të sjellin energji, ritëm dhe gëzim.
3. Në Galerinë e Artit Bashkëkohor “Zeta” në Tiranë vijon të qëndrojë e hapur ekspozita e autorit Kosta Koçi.
4. “Pylli i mistershëm” është shfaqja për fëmijë që vijon të shfaqet te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë edhe këtë të diel, më 20 prill në orën 10:30.
5. Në galerinë “Gocat” te Piramida vijon të qëndrojë e çelur ekspozita “Jeta dhe vdekja” nga Faton Kryeziu.
6. “Kartolinë për 65 vjetorin e Cirkut Kombëtar” është shfaqja që vijon të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë edhe këtë fundjavë, në orën 11:00.
Komente
