Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Fustanella festival’, sonte në zemër të Dhërmiut! ‘Porto Palermo festival’, nata e tretë plot muzikë në Kala

2 Gusht, 10:56| Përditesimi: 2 Gusht, 11:06

  • Share

1. Porto Palermo Festival po vijon të mbahet te Kalaja e Porto Palermos në Himarë. Mbrëmjen e sotme do të interpretojnë artistët: Ledina Çelo, Genc Tukiçi, Dëshira Ahmeti dhe Anamaria Beqaj, ndërsa mbrëmjen e nesërme i ftuar është këngëtari Dren Abazi.

2. Muzikë, energji, dritë e ngjyra do të mund të gjeni në “Fresh Summer 2025”, që do të nisë rrugëtimin në sheshin e Pallatit të Kulturës në Pogradec prej mëngjesit të kësaj të diele.

3. “LIG” (Lost in Generations) është ekspozita që vijon të qëndrojë e çelur te “Galeria e Arteve Digjitale” në Korçë, që prej mbrëmjes së djeshme deri më 31 gusht.

4. Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor vjen me një koncert në sheshin para Bashkisë së Shkodrës mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 19:30. Të rinj nga 15 vende të ndryshme evropiane do të sjellin një udhëtim muzikor që kalon përmes epokave dhe stileve.

5. Festa e miqësisë në Gjirokastër do të sjellë këtë të shtunë në orën 19:00 në sheshin “Çerçiz Topulli” artistët “Ëest Side Family”, Lorenc Hasrama, Xhesika Polo dhe Fjorela.

6. Sonte në mbrëmje, duke filluar nga ora 21:00 në zemër të Dhërmiut do të mbahet “Fustanella Festival”, një aktivitet që do të vijë për publikun mbrëmjet e çdo të shtune gjatë muajit gusht.

7. Nëse ndodheni në Velipojë mund të bëheni pjesë e festës tek shatërvani këtë të shtunë në orën 20:00. Në këto net vere mund të shijoni DJ e muzikë live, valle tradicionale shqiptare, panaire lokale, argëtim për fëmijë me animatorë dhe shumë surpriza të tjera.

8. Festivali “Vala Fest 2025” po vijon të mbahet në Sarandë, në shëtitoren “Naim Frashëri edhe sonte.

9. Për të tretin vit me radhë në qendër të Kotës në Selenicë po vijon të mbahet edhe sonte dhe nesër, “Festivali Folklorik i Selenicës” me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve polifonike të zonës si dhe grupeve të ftuara nga Bashkitë Vlorë, Delvinë, Memaliaj e Gjirokastër.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?