Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit
1. Filmi dokumentar “Gjenerata e imazheve” nga Johannes Gierlinger do të shfaqet në kinemanë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit mbrëmjen e kësaj të premteje, më 18 prill, në orën 18:00.
2. “Psikologjia shqiptare në artet pamore” titullohet ekspozita që do të çelet te Galeria e Arteve Shkodër më 18 prill në orën 19:00. Ekspozita sjell 113 vepra nga 76 artistë të trevave veriore, që pasqyrojnë fillesat e artit laik dhe ndikimet perëndimore në krijimtarinë shqiptare.
3. Vijon të mbahet në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Jazzit në Shqipëri. Këtë të premte në orën 19:00 shënohet nata e tretë e tij.
4. Në Galerinë e Artit Bashkëkohor “Zeta” në Tiranë vijon të qëndrojë e hapur ekspozita e autorit Kosta Koçi.
5. Shfaqja “Djemtë Vezullues” nga trupa e teatrit “Petro Marko” të Vlorës do të vijojë të shfaqet edhe mbrëmjen e sotme, në 18 prill në orën 19:00 te Teatri “Migjeni” në Shkodër.
6. Teatri për fëmijë “Pylli i mistershëm” do të shfaqet te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë më 18 deri më 20 prill në orën 10:30.
7. “Kalorësi hero” është shfaqja për fëmijë që do të ngjitet në skenën e Teatrit të Kukullave më 19 prill në orën 10:30.
Komente
