Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.
1. “Gjirokastra Rocks Festival” po vijon në edicionin e tij të pestë. Mbrëmjen e 5 korrikut në orën 20:00 te “Odeoni” në Pazarin e Gjirokastrës, në skenë do të ngjiten për një performancë ‘live’ artistë të njohur, si: Aleksandër Gjoka dhe banda, grupi legjendar nga Kosova “Fisnikët”, një prej talenteve të reja të muzikës, Frank Ibrahimi dhe artisti Sardi Strugaj.
2. Një koncert nga këngëtarja Aurela Gaçe në sheshin “Rilindja” në Ersekë çel sezonin veror në këtë qytet mbrëmjen e 4 korrikut në orën 20:00.
3. “Al Pazar” shkon për herë të parë në Peshkopi mbrëmjen e kësaj të shtune, 5 korrik, në orën 19:00, në qendrën kulturore “Haki Stërmilli”, me një shfaqje që do të bëjë bashkë aktorë dhe këngëtarë, në një natë feste për të gjithë.
4. “Vala Fest” vijon rrugëtimin në Durrës mbrëmjen e kësaj të premteje në orën 20:00.
5. “Smërfët dhe Gargamela” tani shkon për fëmijët në plazh. Nga Teatri i Kukullave shfaqja do të zhvendoset mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 19:30 te Sheshi “Santa Barbara” në Divjakë.
Komente
