Kultura

Aktivitetet kulturore/ 'Gjon Mili Jazz & Blues Festival' te Bahçja e Resë! 'Kinemaja e Hapur' udhëton sot drejt qytetit të Gramshit

9 Korrik, 10:45| Përditesimi: 9 Korrik, 10:56

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. “Gjon Mili Jazz & Blues Festival” vijon të mbahet te Bahçja e Resë pranë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë edhe mbrëmjen e kësaj të mërkure dhe mbrëmjen e së enjtes me dy koncerte, në orën 20:00 dhe në orën 21:00.

2. “Open Cinema” (Kinemaja e Hapur) udhëton këtë të enjte në qytetin e Gramshit. Duke filluar nga ora 20:00 e 10 korrikut edhe qytetarët e Gramshit mund të bëhen pjesë e tre netëve magjike në pedonalen e qytetit. Edicioni i nëntë i këtij aktiviteti që udhëton në qytete të ndryshme të vendit është menduar të vijë edhe si një homazh për regjisorin e njohur Piro Milkani dhe aktoren Margarita Xhepa.

3. MIK Festival çelet mbrëmjen e kësaj të enjteje në orën 19:30 në Hanin e Pazarit në Korçë. Edicioni i tetë i festivalit do të fillojë me një koncert që do të sjellë muzikën klasike dhe tradicionale të Kinës dhe Shqipërisë, si një mënyrë që reflekton dhe përçon miqësinë mes dy vendeve dhe kulturave.

4. Në 10 korrik në orën 19:00 mund të bëheni pjesë e një mbrëmjeje poetike me poezi franceze në Piramidën e Tiranës.

5. “Rabiye Kurnaz kundër George W. Bush” është filmi që do të shfaqet te “Goethe Zentrum” (Qendra Gëte) në Tiranë në 10 korrik në orën 20:00. Filmi është një dramë frymëzuese dhe me humor për dashurinë e pakushtëzuar të një nëne dhe luftën e saj të guximshme për drejtësi.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?