Kultura

Aktivitetet kulturore/ Inva Mula e vëllezërit Hasa sjellin ‘Meloditë e Mesdheut’ në Durrës! ‘Folk on tour’ koncert në Elbasan

5 Gusht, 12:09| Përditesimi: 5 Gusht, 12:14

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Inva Mula prezanton Meloditë e Mesdheut te Amfiteatri Antik i Durrësit mbrëmjen e kësaj të marte në orën 20:30. Bashkë me të do të interpretojnë duoja Ekland e Redi Hasa dhe kori i fëmijëve “Okarina”.

2. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të ndalet mbrëmjen e kësaj të marte në orën 20:00 në sheshin “Gensher” në Elbasan. “Folk on tour” do të sjellë një koncert spektakolar me këngë dhe valle nga të gjitha trevat shqiptare.

3. Gjergj Marena, një qytetar i pasionuar pas historisë, trashëgimisë kulturore kombëtare do të dhurojë harta të vjetra me vlera të rralla historike, të cilat do t’i shtohen fondit të pasur të Muzeut Historik të Shkodrës. Për këtë do të zhvillohet një ceremoni e veçantë në Muzeun Historik të Shkodrës mbrëmjen e sotme në orën 19:00.

4. Në pritje të “Lin Festival”, mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në Durrës do të mbahet një aktivitet promovues për festivalin, duke vënë theksin në rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë etno-kulturore dhe rolin e të rinjve në këtë drejtim.

5. Ekspozita “Seaside Quartet” nga Parasite 2.0 vijon të qëndrojë e çelur te Galeria e Bregdetit në Radhimë. Ekspozita buron nga një dialog i vazhdueshëm midis Parasite 2.0 dhe kuratorit Elian Stefa, i bazuar në një pasion të përbashkët për muzikën dhe për hapësirat kolektive të aktivizuara përmes tingullit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?