Kultura

Aktivitetet kulturore/ Java italiane, ‘Aperitivo Italiano’ vjen në Berat! Rikthehet ‘Unum Festival’ te Rana e Hedhun

4 Qershor, 14:37| Përditesimi: 4 Qershor, 15:00

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Java Italiane e Kulturës vijon me një sërë aktivitetesh në Tiranë dhe qytete të tjera. Trioja “Aperitivo Italiano” do të vijë në një koncert sonte në orën 18:30 te shtëpia e kulturës “Margarita Tutulani” në Berat, duke sjellë tinguj jazz-i dhe soul-i të ndërthurur me muzikën më të mirë pop italiane. Në mbrëmje, në orën 19:00, në galerinë “Gocat” te Piramida çelet ekspozita personale e artistit Fabrizio Bellomo.

2. Stina Koncertore e Orkestrës Simfonike të RTSH-së vijon me një koncert nga violinisti Fation Hoxholli dhe dirigjent Guido Corti. Ata do të interpretojnë sonte, në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ndërsa nesër, në 5 qershor në orën 19:00 në teatrin “Skampa” në Durrës.

3. “Ripërtëritje” një ekspozitë nga Diana dhe Fatmir Miziri do të çelet te “Galeria e Artit” Tiranë mbrëmjen e kësaj të mërkure, në 4 qershor, në orën 19:00.

4. “Një mbrëmje në teatër” është shfaqja që do të vijojë të shfaqet në teatrin “Bylis” në Fier edhe sonte dhe nesër, në 4 dhe 5 qershor në orën 19:00. Në shfaqje interpretojnë aktorët Olta Daku, Hervin Çuli, Rudina Dembacaj dhe Besmir Bitraku.

5. “Kala Festival 2025” do të nisë më 5 qershor, duke filluar nga ora 12:00 në Dhërmi. Muzikë me DJ, grupe muzikore që do të këndojnë ‘live’, festa të ndryshme do të jenë pjesë e festivalit, që do të mbahet në rivierën shqiptare.

6. “Libri të ban të lirë” është panairi i librit që do të mbahet për tre ditë në Katedralen e Shkodrës, duke filluar nga kjo e enjte, në 5 qershor, në orën 11:30.

7. Muzika dhe natyra bëhen bashkë në festivalin “UNUM 2025”, që këtë vit do të çelet në 5 qershor në orën 19:00, për të vijuar deri në 10 qershor te Rana e Hedhun në Shëngjin.

8.  7 artistë nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës rrëfejnë historinë e tyre, aty ku rrugëtimi i tyre lindi dhe u formësua: në Korçë. “Zërat e Artit – Karavan në Shqipëri” do të mbahet në 5 qershor në orën 19:00 në teatrin “A.Z. Çajupi” në Korçë.

 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?