Kultura

Aktivitetet kulturore/ Java italiane e kulturës, çelet ekspozita e Fabrizio Bellomo! ‘Ansambli Egnatia’ koncert në Shijon të Elbasanit

3 Qershor, 15:06| Përditesimi: 3 Qershor, 15:29

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Prej së dielës ka nisur Java Italiane e Kulturës. Me dhjetëra aktivitetesh në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit. Mbrëmjen e kësaj të mërkure në 4 qershor në orën 19:00 në galerinë “Gocat” te Piramida do të çelet ekspozita personale e Fabrizio Bellomo. Ajo vjen si një udhëtim artistik dhe reflektues mbi peizazhin bashkëkohor të rajonit të Mesdheut.

2. “Një mbrëmje në teatër” është shfaqja që do të ngjitet premierë në teatrin “Bylis” në Fier më 3,4 dhe 5 qershor në orën 19:00. Në shfaqje interpretojnë aktorët Olta Daku, Hervin Çuli, Rudina Dembacaj dhe Besmir Bitraku.

3. Një koncert nga “Egnatia Ensemble” do të mbahet në Shijon në Elbasan në një mbrëmje në zemër të natyrës, këtë të martë, në 3 qershor në orën 20:00.

4. Filmi “Krijuesit” do të shfaqet te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë në 3 qershor në orën 13:00.

5. Festivali i monodramës vjen me një sërë aktivitetesh te “Zonja e Bujtinës” në Tiranë. Këtë mbrëmje në orën 20:00 do të shfaqet pjesa teatrore “Letra” me autor Ylljet Aliçkaj dhe regji nga Giulia Falzea & Salvatore Tramacere.

6. Filmi gjerman “When will it” do të shfaqet më 3 qershor në orën 19:30 te “Goethe Zentrum” (Qendra Gëte) në Tiranë.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?