'Ciceron'

Kultura

Aktivitetet kulturore/ Java italiane në Vlorë, koncert nga ‘Neri per Caso’ në Lungomare ! ‘Një mbrëmje në teatër’, premierë në teatrin e Bylisit

2 Qershor, 12:40| Përditesimi: 2 Qershor, 12:48

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Prej së dielës ka nisur Java Italiane e Kulturës. Me dhjetëra aktivitetesh në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit. Mbrëmjen e kësaj të hëne në 2 qershor në orën 19:30 në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik do të mbahet një koncert nga kitaristi Giovanni Masi. Ndërkohë, po ditën e sotme, në orën 20:00 në Lungomare në Vlorë do të ketë një koncert nga “Neri per Caso”, të cilët rikthehen për të festuar 30 vite nga fitorja në Sanremo. Ndërkohë, Orkestra Rinore “Magna Grecia” do të mbajë një koncert te Amfiteatri i Durrësit po këtë mbrëmje në orën 19:00.

2. Filmi “Beni ecën vetë” do të shfaqet këtë të hënë në orën 19:00 në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Arkivave. Shfaqja e tij vjen si pjesë e nismës për t’i njohur të rinjtë me të shkuarën e vendit.

3. “Një mbrëmje në teatër” është shfaqja që do të ngjitet premierë absolute në teatrin “Bylis” në Fier më 3,4 dhe 5 qershor në orën 19:00. Në shfaqje interpretojnë aktorët Olta Daku, Hervin Çuli, Rudina Dembacaj dhe Besmir Bitraku.

4. Një koncert nga “Egnatia Ensemble” do të mbahet në Shijon në Elbasan në një mbrëmje në zemër të natyrës, këtë të martë, në 3 qershor në orën 20:00.

5. Filmi “Krijuesit” do të shfaqet te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë në 3 qershor në orën 13:00.

6. Festivali i monodramës vjen me një sërë aktivitetesh te “Zonja e Bujtinës” në Tiranë. Këtë mbrëmje në orën 20:00 do të shfaqet “Ferrparajsa” me regji të Milto Kutalit, ndërsa mbrëmjen e nesërme, më 3 qershor në orën 20:00 do të shfaqet “Letra” me autor Ylljet Aliçkaj dhe regji nga Giulia Falzea & Salvatore Tramacere.

7. Filmi gjerman “When will it” do të shfaqet më 3 qershor në orën 19:30 te “Goethe Zentrum” (Qendra Gëte) në Tiranë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?