Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.
1.JAVA KULTURORE MALAZEZE, KONCERT NGA PIANISTI GJURGJEVIĆ
Java Kulturore Malazeze çelet sonte në mbrëmje me një koncert piano solo të pianistit të ri Karlo Gjurgjević. Ai do të performojë kryevepra klasike nga Beethoven, Bach, Liszt dhe Chopin. Në fund, ai do të interpretojë një improvizim mbi tema muzikore tradicionale malazeze në Sallën e Pasqyrave në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
2. DASTID MILUKA, EKSPOZITË NË HARTOGRAFINË E QYTETIT
“Genius Loci — shpirti i vendit” është ekspozita e Dastid Milukës, që vijon të qëndrojë e çelur te Galeria e Artit Tiranë. Në këtë seri, Dastid Miluka gjurmon një hartografi thellësisht personale të qytetit, duke ndërthurur të shkuarën dhe të tashmen, kujtesën dhe transformimin.
3. DITA NDËRKOMBËTARE E SHKRIMIT DHE LEXIMIT NË SHESH
Në Ditën Ndërkombëtare të Shkrimit dhe Leximit mbrëmjen e sotme në orën 18:00 në sheshin “Nënë Tereza”, në shkallët e Universitetit Politeknik të Tiranës, mund të merrni librin tuaj të preferuar dhe të lexoni. Aktiviteti vjen i organizuar nga Klubi i Librit “Dua Librin”.
4. FESTIVALI NDËRKOMBËTAR EUROPIAN I FILMIT TË TË RINJVE
Në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë vijon të mbahet edhe sonte dhe nesër, për të vazhduar deri në 10 shtator edicioni i tretë i “Tirana European Youth Film Festival”.
5. FABRIZIO LOIACONO, FOTOGRAFI ITALIAN EKSPOZITË NË DURRËS
Vijon të mbahet në Hamamin e Durrësit në Bulevardin Epidamn, ekspozita fotografike e Fabrizio Loiacono. Artisti sjell një histori imazhesh abstrakte të shoqëruara nga tingujt muzikorë të maestro Andrea Pagani.
7. MAJLINDA KELMENDI, EKSPOZITË NË GALERINË “ODA”
“Struktura të papajtueshme” është ekspozita nga Majlinda Kelmendi, që çelet mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 19:00 te galeria “Oda” në Shkodër.
Komente
