Kultura

Aktivitetet kulturore/ Komedia ‘Një martesë, një divorc, një funeral’ në Korçë, teatri 'Midis nesh' në Pallatin e Kulturës në Lezhë

1 Shkurt, 10:23| Përditesimi: 1 Shkurt, 10:28

  • Share

“Një martesë, një divorc, një funeral” është komedia me regji të Rovena Lules që do të shfaqet edhe këtë të shtunë në teatrin “A. Z. Çajupi” në Korçë në orën 19:00. Në shfaqje interpretojnë aktoret Olta Daku, Zamira Kita, Egla Ceno, Paola Kodra.

Shfaqja teatrale “Hijet- Euridika thotë“ nga Jelinek vijon të shfaqet në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te ArTurbina edhe mbrëmjen e kësaj të shtune më 1 shkurt në orën 19:00. Elfriede Jelinek-u i qaset mitit të Orfeut – në pjesën “Hije. Euridika thotë”, dhe eksploron mundësinë e të folurit nga një perspektivë e re. Kjo pjesë është një bashkëpunim midis Teatrit Eksperimental „Kujtim Spahivogli“ dhe theater.punkt / Sabine Mitterecker, e cila do të vihet në skenë në anglisht me titra shqip.

Vijon të shfaqet edhe mbrëmjen e kësaj të shtune dhe të dielën në orën 20:00 pjesa teatrore “Linda” në Teatrin Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë. Me regji nga Violeta Trebicka, në shfaqje interpretojnë aktorët Luiza Xhuvani, Vasian Lami, Alfred Trebicka etj.

Teatri “Midis nesh” do të shfaqet në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë më 1 shkurt në orën 18:00. Pjesa është një dramë origjinale që sjell në qendër një marrëdhënie komplekse mes një nëne dhe një vajze, duke u fokusuar në mënyrën se si shoqëria ndikon dhe përcakton dinamikën e kësaj marrëdhënieje.

“Princeshat dhe bizelja magjike” është muzikali që do të vijë për të vegjlit në Teatrin e Kukullave këtë fundjavë më 1 dhe 2 shkurt në orën 10:30.

Ekspozita “Dielli gjithashtu perëndon” (The Sun Also Sets) nga Anila Rubiku vijon të qëndrojë e çelur në galerinë “Zeta” në Tiranë. Nëpërmjet dy serive të veprave, Rubiku eksploron lidhjen mes Shqipërisë dhe Italisë: një reflektim mbi tokën ku lindi dhe vendin ku jeton prej dekadash.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?