Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.
1. Edicioni i 5-të i “Porto Palermo Festival” çelet mbrëmjen e kësaj të enjteje, në 31 korrik te Kalaja e Porto Palermos në Himarë. Festivali do të drejtohet nga violinisti Olen Cesari, i cili është edhe ideator dhe organizator i festivalit.
2. Një mbrëmje me poezi, miq dhe dallgë deti do të mbahen mbrëmjen e kësaj të mërkure në orën 19:30 në plazhin e Semanit.
3. Në pritje të “Lin Festival”, mbrëmjen e sotme në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë, në orën 19:30 do të mbahet një aktivitet promovues me fokus trashëgiminë etno-kulturore dhe rolin e të rinjve në njohjen dhe përcjelljen e këtij thesari kulturor.
4. Java e pestë në “Open Air Tirana” te “Reja” pranë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë do të vijojë me shfaqjen e filmave të ndryshëm, çdo mbrëmje në orën 21:00. Sonte do të shfaqet filmi “Herkuli”, ndërsa të enjten filmi “Mean Girls”.
5. Një ekspozitë me punët e disa artistëve do të çelet në 30 korrik te Galeria e Artit në Shkodër.
Komente
