Kultura

Aktivitetet kulturore/ Konkursi mbarëkombëtar i letërsisë së humorit ‘Niko Nikolla’! Studentët e arteve me filma dokumentarë në sallën 'Black Box'  

6 Maj, 11:59| Përditesimi: 6 Maj, 12:02

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit

1. Konkursi mbarëkombëtar i letërsisë së humorit “Niko Nikolla” do të mbajë “Një mbrëmje për humorin” më 7 maj në orën 18:00 në Hotel Idea - Kino Teatri Tirana. Gjatë mbrëmjes do të diskutohet nëse humori është një çështje e shtruar për zgjidhje, si dhe do të shpallen afatet dhe kriteret për konkursin e tretë të humorit “Niko Nikolla”.

2. Java mesdhetare në Tiranë do të vijojë të mbahet edhe këtë të martë dhe të mërkurën te Parku “Rinia”. Muzikë, performancë, treg festiv do të ofrohet për të pranishmit gjatë edicionit të 5-të i Festivalit Ndërkombëtar të Folkut Tirana në kuadër të Javës Mesdhetare.

3. Këtë të mërkurë në orën 18:00 në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve do të shfaqen filma dokumentarë nga studentët e masterit të vitit të parë në degën regji filmi dhe televizioni.

4. Në takimin e tretë të “Bytes & Books” në One Connection Hub te Piramida në Tiranë do të diskutohet për librin “Epoka e inteligjences artificiale” nga Henry A. Kissinger, Eric Schmidt, Daniel Huttenlocher. Takimi do të mbahet më 7 maj në orën 18:00.

5. Në galerinë FAB të Universitetit të Arteve vijon të qëndrojë e çelur ekspozita tribut për Ali Osekun, “Substancë”.

6. Ekspozita “Psikologjia shqiptare në artet pamore” vijon të qëndrojë e çelur te Galeria e Arteve Shkodër. Ekspozita sjell 113 vepra nga 76 artistë të trevave veriore, që pasqyrojnë fillesat e artit laik dhe ndikimet perëndimore në krijimtarinë shqiptare.

 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?