Kultura

Aktivitetet kulturore/ Kuarteti ‘Accademia’, koncert në kishën e Shën Luçisë, Durrës! Sonte nata e dytë e 'MIK Festival' në Korçë

12 Korrik, 12:05| Përditesimi: 12 Korrik, 16:04

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Mbrëmja e kësaj të diele do të sjellë në orën 19:30 një koncert të kuartetit “Accademia” nga Sllovenia në kishën e Shën Luçisë në Durrës. Koncerti, pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës do të sjellë para publikut artistët Mojca Fortin e Beti Bratina në violinë, Gea Pantner Volfand në violë dhe Zoran Bicanin në violonçel.

2. MIK Festival vijon edhe mbrëmjen e kësaj të shtune dhe të dielën në Korçë. Sonte, në orën 20:30 në Drenovë do të mbahet koncerti gala “Stili vjenez” me të ftuar të veçantë balerinët Eno Peçi e Adela Muçollari, si dhe sopranot Ana Naqe e Norma Sereni dhe tenorët Xhoiden Dervishi e Gjergji Mani. Për të pranishmit do të interpretojnë edhe Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe trupa e baletit të Ansamblit “Skënderbeu” të Korçës. Ndërsa të dielën, dita e fundit e festivalit, në mesditë, në kishën e Vithkuqit do të ketë një aktivitet me muzikë e ushqim të zonës së Korçës. Ndërsa në mbrëmje në orën 19:30 në Parkun e qytetit, në kopshtin “Themistokli Gërmenji” do të mbahet koncerti përmbyllës “Retro Pasion”.

3. “Jumanji: Mirësevini në xhungël” është filmi që do të shfaqet mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 21:00 në kinemanë e hapur “Kinomeer” në sektorin Rinia në Durrës, për të vijuar mbrëmjen e së dielës në po të njëjtën orë me filmin “Mbreti luan” të dubluar në shqip.

4. Edhe këtë të shtunë dhe të dielën mund të bëheni pjesë e “Open Air Tiranë” te “Reja” në oborrin e Galerisë Kombëtare te Arteve. Këtë të shtunë në orën 21:00 mund të ndiqni filmin “Diamond Dust”, ndërsa në 13 korrik mund të ndiqni Finalen e “FIFA Club World Cup”.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?