Kultura

Aktivitetet kulturore/ Kuarteti i harqeve ‘Erinys’ koncert tek Teatri i Kukullave, festivali ‘UNUM 2025’ në Shëngjin

9 Qershor, 15:51| Përditesimi: 9 Qershor, 15:56

  • Share

Një nga shfaqjet më të bukura të repertorit artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore do të vijë mbrëmjen e kësaj të marte, në 10 qershor, në orën 20:00 në skenën e TKOB-it. Koncerti etno-musical do të sjellë për publikun fuqinë e këngës, valles dhe traditës.

“Shteti dhe e drejta në veprën e akademik emeritus Luan Omarit” është konferenca që do të mbahet në Akademinë e Shkencave në 10 qershor në orën 11:00. Aktiviteti organizohet me rastin e 100 vjetorit të lindjes së akademikut.

Kuarteti i Harqeve “Erinys” mban një koncert te Teatri i Kukullave këtë të martë, në 10 qershor, në orën 20:00.

“UNUM 2025” është festivali që po vijon të mbahet në Shëngjin dhe që bën bashkë muzikën dhe natyrën.

“Çfarë pa kryeshërbëtorja” është shfaqja që do të ngjitet në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan në 10 qershor në orën 19:00.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?