Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.
1. “Emigrantët” është shfaqja e të rinjve të gjimnazit “Jordan Misja” nën regjinë e Simon Shkrelit, që do të vijë në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër mbrëmjen e kësaj të marte, në 17 qershor në orën 18:00, si pjesa që çel siparin e Teatrit të të Rinjve.
2. Ekspozita “Kujtesa e Mesdheut - Nga antikiteti në kohët moderne” do të çelet te Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në 18 qershor në orën 19:00. Për publikun do të ekspozohen libra, dorëshkrime, harta e gravura mes viteve 1300-1900, duke dëshmuar bukurinë e marrëdhënieve e kulturave të ndryshme që i bashkon Mesdheu.
3. Festivali i Artistëve të Rrugës 7 vjen me një edicion te Sheshi “Skënderbej” këtë të mërkurë në 18 qershor në orën 18:15. Të pranishmit mund të skanojnë, shkruajnë, vizatojnë dhe shfaqin në ‘doodle wall’, si dhe të shijojnë paradën e akrobatëve dhe të ndjekin një performancë grafiti.
4. Java Kulturore Suedeze vijon në 18 qershor në orën 11:00 me Shkollën e Biçikletave në rrugën “Dervish Hima”. Të pranishmit mund të ndjekin edhe një ekspozitë emocionuese mbi sigurinë në trafik.
5. “Ekrani i Artit” vjen në edicionin e tij të tretë në Shkodër nga 18-22 qershor. Aktiviteti organizohet nga “Art House” dhe Adrian Paci dhe do të sjellë për publikun një sërë aktivitetesh. Aktiviteti i parë do të mbahet në “Art House” në orën 11:00 dhe është një ekspozitë e kuruar nga Zef Paci.
6. “Re-used & Upcycled” është ekspozita nga Altin Tila, që do të qëndrojë e çelur te Qendra e Artit Agimi këtë të martë dhe të mërkurën.
7. “Lulet plastike” është filmi nga Ylljet Aliçka që do të shfaqet këtë të martë në 17 qershor në orën 18:00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë (COD).
Komente
