Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Lezetet e mëkatit bashkëshortor’, shfaqje në teatrin ‘Kujtim Spahivogli’! Kolana ‘Bulëzat’, te librari ‘Valentini’, Tiranë

23 Janar, 12:43| Përditesimi: 23 Janar, 12:47

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Mbrëmjen e të premtes më 24 janar, në orën 19:00 te librari “Valentini” në Tiranë prezantohet kolana “Bulëzat” nga Lek M.Gjeloshi. Ky është edicioni i tretë i kësaj kolane, që përcjell shkrime të Gëzim Qendros, Elsa Demos, Edi Mukës, Ardian Vehbiut, Zef Pacit, Erëmirë Krasniqit, Ester Celamit dhe Sezgin Boynik.

2. “Lezetet e mëkatit bashkëshortor” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë mbrëmjen e 24 janarit, por edhe në 25 dhe 26 janar në orën 19:00. Vepra me autor Valentin Krosnogorov vjen nën regjinë e Milto Kutalit dhe me interpretimin e aktorëve Rafael Hoxhaj dhe Ilirda Bejleri.

3. Filmi “Pasaporta” shfaqet mbrëmjen e 24 janarit, në orën 19:00 te Kinema “Rozafa” në Elbasan.

4. Shfaqja “Iluzione Bashkëshortore” ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e kësaj të enjteje, të premten, të shtunën dhe të dielën (23, 24, 25 dhe 26 janar) në orën 20:00. Komedia nga Eric Assous vjen nën drejtimin e Artan Imamit dhe me interpretimin e aktorëve Indrit Çobani, Andia Xhunga dhe Donald Shehu.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?