“Libertango” është koncerti instrumental që do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit këtë të hënë, në 16 qershor, në orën 20:00. Interpretojnë: Evjord Ngjeliu në klarinetë, Deniola Kuraja në piano, Rezart Dosti në kontrabas, Besian Herri në perkusion, me pjesëmarrjen e Igli Rapajt në piano.
“Zonja nga qyteti” është filmi që do të shfaqet te Kinemaja Verore e DPA-së mbrëmjen e kësaj të hëne, në 16 qershor, në orën 20:00.
Stina Koncertore 2025 vijon me një tjetër koncert, atë të klasës së kompozicionit, këtë të hënë, në 16 qershor, në orën 19:00 në Hollin e Universitetit të Arteve.
Rinfest Festival 2025 do të mbahet te Akademia “ZojArt” në Tiranë këtë të hënë nga ora 18:00-20:00. Aktiviteti këtë të hënë është një përzgjedhje për në finalen e datës 27 qershor për të rinjtë e moshës 14-29 vjeç në gjininë e kantos, pianos, prezantimit, të folurës publike, aktrimit, baletit dhe pikturës.
“Anjuna Deep Explorations Festival” vijon të mbahet në Dhërmi edhe këtë të hënë dhe të martën, duke filluar nga ora 12:00 e drekës për të vijuar deri në orët e para të mëngjesit, duke sjellë muzikë me Dj dhe interpretime live.
“Praktika e Vlerësimit të Monumenteve” nga Prof. Piro Thomo është libri që do të prezantohet në Universitetin Politeknik të Tiranës këtë të hënë në orën 18:00.
Ekspozita personale nga Fatmir Vasjari çelet këtë të martë në orën 9:00 të mëngjesit te Galeria e Artit Pamor, “Nikolet Vasia” në Durrës.
Komente
