Kultura

Aktivitetet kulturore/ 'Liri a vdekje’, premierë e filmit të restauruar! 'Perla e dritës së detit', shfaqje për fëmijë në Vlorë

26 Shtator, 11:03| Përditesimi: 26 Shtator, 14:54

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.“LIRI A VDEKJE”, SHFAQET PREMIERA E FILMIT TË RESTAURUAR

Një thesar i kinemasë shqiptare rikthehet në ekranin e madh. Filmi “Liri a vdekje” (1978) i restauruar në 4K, do të ketë premierën e tij të veçantë si shfaqja përmbyllëse e edicionit të 23-të të TIFF 2025. Organizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit & Tirana Film Institute ai do të shfaqet mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 20:30 në kinema “Millenium”.

2.“LA TRAVIATA”, KRYEVEPRA E VERDIT PËR KATËR NET NË TKOB

Një nga kryeveprat më të dashura të kompozitorit Giuseppe Verdi, “Traviata”, rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me një produksion të jashtëzakonshëm nën vizionin e mjeshtrit Hugo de Ana. Në qendër të “La Traviatës” qëndron historia prekëse e Violetës, gruas që sfidoi normat e kohës dhe guxoi ta jetojë dashurinë deri në fund. Shfaqja do të vijë për publikun nga sonte deri më 29 shtator në orën 20:00, nën drejtimin e dirigjentit, Francesco Ommassini.

3. “MODUS OPERANDI”, SHFAQJE NË PALLATIN E KULTURËS NË LEZHË

“Modus Operandi” është pjesa teatrore që do të shfaqet në Pallatin e Kulturës “Dedë Ndue Lazri” në Lezhë më 26 shtator në orën 19:00.

4. NJË FESTIVAL MUZIKOR ME RITME AFRIKANE NË DURRËS

Katër net me kulturë, muzikë dhe energji pozitive përmes ritmeve afrikane premton “Omapiano Festival” në Durrës, që do të shënojë mbrëmjen e tij të parë sonte në orën 21:00. Festivali do të vijojë deri më 28 shtator.

5. “PERLA E DRITËS SË DETIT”, SHFAQJA PËR FËMIJË NË VLORË

“Perla e Dritës së Detit” është shfaqja për fëmijë, që do të vijë për të vegjlit te Pallati i Kulturës në Vlorë, këtë të shtunë, më 27 shtator, në orën 10:00.

6. KOMEDIA “KURRË NJË HERË TJETËR” NË TEATRIN BYLIS NË FIER

Komedia franceze “Kurrë një herë tjetër” do të shfaqet te Teatri “Bylis” në Fier më 26 dhe 27 shtator në orën 19:00.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?