Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Idioti’ i Dostojevskit, diskutim te ‘Musine Kokalari’ Çelet java kulturore hungareze

29 Shtator, 14:39| Përditesimi: 29 Shtator, 16:15

  • Share

1.AKTIVITETE NË DITËN KOMBËTARE TË TRASHËGIMISË KULTURORE

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore vjen me disa aktivitete në disa qytete të vendit. Në sheshin para Mitropolisë në Korçë nesër në orën 17:30 do të mbahet ekspozita fotografike “Gjurmë Portash”. Një aktivitet mbahet në Kishën e Shën Sofisë në Berat, ndërsa në Zadrimë organizohet takimi për “Veshjen e Nuses Zadrimore”.

2. “MAESTRALE TEATRO” NË TIRANË, SHFAQJE TE EKSPERIMENTALI

Kompania e re teatrale ‘Maestrale Teatro’ zgjeron praninë e saj në hapësirën ballkanike me shfaqjen “Diçka e madhe. Përmbledhja e brezit millennial”. Vepra e prodhuar nga AMA – Accademia Mediterranea dell’Attore, nën drejtimin artistik të Franco Ungaro, me regji nga Maria Cassi dhe Leonardo Brizzi, dy prej përfaqësuesve më të vlerësuar të teatrit komik-muzikor në skenën italiane do të nisë turneun nesër mbrëma në Teatrin Kombëtar Eksperimental të Tiranës,

3. ÇELET JAVA KULTURORE HUNGAREZE, AKTIVITETE PËR TEQBALL

Çelet sot në Tiranë Java Kulturore Hungareze, gjatë së cilës do të shpaloset një mozaik i pasur me ngjarje që ndërthurin artin, sportin, modën, historinë e gastronominë. Java nis me prezantimin e sportit inovativ Teqball, i shpikur në Hungari në vitin 2014 – një ndërthurje mes futbollit dhe tenisit të tavolinës, i luajtur mbi një tavolinë të lakuar. Aktivitetet mbahen në Shkollën e biçikletave dhe në Parkun e Liqenit në Tiranë.

4. ‘‘ARBEN BAJO, VEPRA E PLOTË”, MONOGRAFIA ERMIR HOXHËS

Një takim mbi monografinë “Arben Bajo – Vepra e Plotë”, një botim në formë katalogu dedikuar jetës dhe veprës së skulptorit të mirënjohur shqiptar mbahet pasditen e sotme në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) pranë Kryeministrisë.

5. “ERASHKA”, KOMEDIA E CARLO GOLDONIT NË TEATRIN “SKAMPA”

“Erashka” është komedia rinore nga Carlo Goldoni që po vijon të shfaqet në teatrin “Skampa” në Elbasan. Shfaqja do të vijë edhe sonte dhe nesër në orën 18:00.

6. “IDIOTI” I DOSTOJEVSKIT, DISKUTIM TE “MUSINE KOKALARI”

“Idioti” është libri i muajit, që do të diskutohet te biblioteka “Musine Kokalari” në Tiranë më 30 shtator në orën 17:30.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?