Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Magjia e ngjyrave’ ekspozitë në Divjakë! ‘Ditët e kujtesës - edicioni rinor’, konferencë në Tiranë

22 Shtator, 11:12| Përditesimi: 22 Shtator, 15:12

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1.EKSPOZITA E DY PIKTORËVE ÇEL JAVËN KULTURORE KINEZE

Mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 19:00 te Galeria “FAB” pranë Fakultetit të Arteve të Bukura çelet Java Kulturore Kineze me ekspozitën “Close as Distant Horizons” me vepra të piktorëve kinezë Ëu Jun dhe Lin Zhaoyang. Dy artistët e njohur prezantojnë rreth 40 vepra që pasqyrojnë estetikë, individualitet dhe një dialog të vazhdueshëm mes Lindjes dhe Perëndimit.

2. “MAGJIA E NGJYRAVE” NGA KASTRIOT BORIÇI NË DIVJAKË

“Magjia e ngjyrave” nga Kastriot Boriçi është ekspozita që çelet këtë të hënë në Qendrën Kulturore të Divjakës e që do të vijojë deri më 29 shtator.

3. “PAS DRITËS SË KUQE”, EKSPOZITË PËR KRIZËN KLIMATIKE  

“Pas dritës së kuqe” titullohet ekspozita që çelet mbrëmjen e sotme në orën 18:00 në Qendrën Kulturore “Tulla” në Tiranë. Ekspozita sjell në dritë histori reale nga e gjithë Shqipëria, të kapura përmes fotografive, fakteve dhe dëshmive që zbulojnë pasojat e dukshme dhe të padukshme të krizës klimatike.

4. “HERE AND NOW”, REFLEKTIM MBI NOCIONET E VENDIT E KOHËS

“Here and now” është ekspozita nga Verim Zendeli, që vijon të qëndrojë e hapur te galeria “Gocat” te Piramida në Tiranë. Duke u frymëzuar nga reflektimet filozofike të Walter Benjamin mbi nocionet “këtu” dhe “tani”, Zendeli e vendos në qendër të ekspozitës dialogun mes veprës, hapësirës dhe publikut.

5. “DITËT E KUJTESËS – EDICIONI RINOR”, KONFERENCË NË TIRANË

“Ai që harron bëhet palë me vrasësit”! Kjo shprehje e Nedo Fianos është në themel të organizimit të “Ditët e Kujtesës” – Edicioni Rinor, konferenca, që do të mbahet ditën e martë në orën 10:30 te hotel “Rogner” dhe ku do jenë të ftuar ish- të përndjekur politikë dhe të rinj, që vijnë nga familje të kësaj shtrese, personalitete dhe dashamirës të kauzave kundër diktaturës, privimit të lirisë dhe të drejtave demokratike.

6. KOMEDIA “ERASHKA”, SHFAQJE NË TEATRIN “SKAMPA” NË ELBASAN

“Erashka” nga Carlo Goldoni është shfaqja që po vijon të ngjitet në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan. Ajo do të vijë për publikun edhe sonte në orën 19:00.

7. “SIMPOZIUMI NDËRKOMBËTAR I SKULPTURËS NË PARK” NË KORÇË

Simpoziumi Ndërkombëtar i Skulpturës në Park vijon të mbahet në Korçë deri më 27 shtator. Artistë e skulptorë nga mbarë bota bashkohen për të krijuar vepra unike, duke pasuruar edhe më tej Muzeun e Hapur të Skulpturës.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?