Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. “Maratona Rinore”, konkursi artistik i shkollave të mesme të qytetit të Elbasanit, në zhanrin e këngës, kërcimit, aktrimit, recitimit, prezantimit e modelingut rikthehet edhe këtë vit. Aktiviteti do të mbahet më 22 prill në orën 18:00 në teatrin “Skampa”.
2. “Frozen, Annie, Matilda” është muzikali për fëmijë, që do të shfaqet mbrëmjen e kësaj të hëne, por edhe të martën dhe të mërkurën në orën 19:00 në Teatrin e Kukullave në Tiranë.
3. Mbrëmje poetike nga Lind Duraku mbahet mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë në Destil Creative Hub, në orën 19:00.
4. Spektakli “Rin-Show” vjen në teatrin e Korçës mbrëmjen e kësaj të hëne më 21 prill në orën 18:00 në teatrin e qytetit.
5. “Psikologjia shqiptare në artet pamore” titullohet ekspozita që vijon të qëndrojë e çelur te Galeria e Arteve Shkodër. Ekspozita sjell 113 vepra nga 76 artistë të trevave veriore, që pasqyrojnë fillesat e artit laik dhe ndikimet perëndimore në krijimtarinë shqiptare.
6. “Vargje në telajo” është ekspozita nga Orges Shijaku që vijon të qëndrojë e çelur në mjediset e Qendrës së Librit dhe Leximit në Tiranë.
7. Në Galerinë e Artit Bashkëkohor “Zeta” në Tiranë vijon të qëndrojë e hapur ekspozita e autorit Kosta Koçi.
Komente
