Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Masterclass’ nga Erenik Beqiri! Projekti ‘Mozart’, koncert nga pianisti Erbli Zade

9 Prill, 13:58| Përditesimi: 9 Prill, 15:16

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Opereta “Vejusha Gazmore” shfaqet premierë te Salla e Koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë, mbrëmjen e 10 prillit në orën 19:00. Shfaqja vjen e realizuar nga studentët e Fakultetit të Muzikës.

2. Koncerti nr. 12 i Mozart në A major dhe Divertimento në Re Major do të vijnë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit si pjesë e Projektit Mozart nën interpretimin e pianistit Erbli Zade dhe Orkestrës Simfonike të Operas dhe Baletit nën dirigjimin e Gridi Krajës.

3. “Art Explora Festival” shënon fillimin e tij këtë të enjte më 10 prill në orën 17:00. Festivali përshkon Mesdheun me anijen e parë muze dhe ndalesa e saj e parë për 2025-ën është Durrësi.

4. Piktori Shpëtim Garuci çel më 10 prill në orën 19:00, në hotel “Rozafa” në Shkodër ekspozitën vetjake “Shëmbëllyesi i dritëshkrueseve bardhezi të Marubëve në pikturë”.

5. “Nevermore” (në shqip “Kurrë më”) është ekspozita nga Orion Shima që do të çelet te Galeria FAB mbrëmjen e kësaj të mërkure, më 9 prill, në orën 19:00.

6. Masterclass: “Per Aspera Ad Astra” nga Erenik Beqiri do të mbahet në sallën “Black Box” te Universiteti i Arteve më 10 prill në orën 11:00.

7. Shfaqja “12 burra të zemëruar” me regji nga Albert Minga do të shfaqet premierë në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë mbrëmjen e 9 prillit në orën 20:00.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?