Kultura

Aktivitetet kulturore/ Mbrëmje gala në Teatrin e Vlorës, “Silur Showcase” koncert në sheshin 'Skënderbej'

26 Dhjetor 2024, 11:02| Përditesimi: 26 Dhjetor 2024, 11:09

  • Share

1 Një mbrëmje gala do të mbahet në teatrin “Petro Marko” në Vlorë më 27 dhjetor në orën 19:00. Për të pranishmit do të interpretojnë tenorët Josif Gjipali dhe Kastriot Tusha, sopranoja Ardita Meni, këngëtari Renis Gjoka dhe artistja Ina Morinaj.

2 Lasgush Poradeci shënon më 27 dhjetor 125 vjetorin e tij të lindjes. Në nder të figurës së tij, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e ka shpallur 2024-ën si vitin e Lasgushit dhe ka organizuar disa aktivitete, i fundit prej të cilëve është mbajtur në Rrogozhinë më 19 dhjetor.

3 “Silur Showcase” është koncerti që do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë më 27 dhjetor në orën 19:00. Artistët pjesëmarrës do të sjellin për publikun muzikë elektronike dhe rock.

4 “Fajtori” është shfaqja që do të vijë në teatrin ‘Zihni Sako’ në Gjirokastër më 27 dhe 28 dhjetor në orën 18:00.

S.G/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?