Kultura

Aktivitetet kulturore/ Mbrëmje poetike me vargjet e Frederik Reshpjes, te Biblioteka ‘Sotir Kolea’! Filma në kinema të hapura në Tiranë e Pogradec

16 Korrik, 15:02| Përditesimi: 16 Korrik, 15:05

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Mbrëmje poetike për Frederik Reshpjen do të mbahet te Biblioteka “Sotir Kolea” në Tiranë më 17 korrik në orën 19:00.

2. “Stand Up Comedy Night” me Gent Hazizin do të mund të ndiqni mbrëmjen e 17 korrikut  në orën 20:00 te Salla Centrali 400 në Teatrin Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë.

3. “Gloria” nga Vivaldi, një nga veprat më të dashura të repertorit barok është koncerti i Korit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe  Baletit që do të mbahet në 16 korrik në orën 20:00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri. Vepra vjen nën dirigjimin e Dritan Lumshit, me soliste Marina Kurti e Amelda Papa, ndërsa koncertmaestër kori është Ingrid Pulizo.

4. “Frozen” e “Maleficent” janë filmat që do të shfaqen mbrëmjen e të mërkurës në oraret 20:00 dhe në 21:30 në “Open Sky Cinema”, përballë Kalasë në Pogradec.

5. Te sheshi i quajtur “Kinemaja verore” në Lungomare në Vlorë do të mbahet një performancë mbrëmjen e kësaj të mërkure në orën 20:00 nga orkestra “Fanfara Tirana”.

6. “Pretty Woman” dhe “Love and other drugs” janë filmat do të shfaqet në “Open Air Tirana” te “Reja” në oborrin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, përkatësisht në 16 dhe në 17 korrik në orën 21:00.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?