Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Me Ritmet e Tropojës’, koncert te TKOB! Komedia ‘Kërkohet një tenor’, premierë në teatrin Migjeni

24 Prill, 12:41| Përditesimi: 24 Prill, 15:34

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Koncerti festiv “Me Ritmet e Tropojës” do të vijë në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit më 25 prill në orën 19:00. Koncerti kremton regjistrimin e K’cimit të Tropojës në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.

2. “Kërkohet një tenor”, një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar me atë “Migjeni” është komedia që vjen premierë në skenën e teatrit “Migjeni” më 25 prill në orën 19:00. Me regji te Armando Borës vepra vjen për shikuesit shkodranë të premten.

3. Koncert simfonik nga Orkestra Simfonike e RTSH do të vijë më 25 prill në orën 19:00 në sallën e Universitetit të Arteve me solist Smerald Spahia dhe dirigjent Fernando Marina.

4. “Hamleti në fshatin Katran” është shfaqja që do të ngjitet premierë në skenën e teatrit ‘Zihni Sako’ në Gjirokastër më 25 prill në orën 19:00.

5. Të premten, më 25 prill, në orën 10:00, në librarinë Babel, studiuesi dr. Stefano Romano do të paraqesë kërkimin e tij, duke reflektuar mbi idenë e kryqëzimit, si një moment ndërgjegjësimi, ripozicionimi fenomenologjik dhe epistemologjik. Ai do të paraqesë disa nga veprat e tij dhe disa nga kërkimet teorike mbi të cilat ka punuar dhe po punon, veçanërisht në lidhje me territorin shqiptar.

6. “Endem rrugës për diku” është ekspozita nga Kairo Urovi që çelet te “Bazament Art Space” në Tiranë këtë të enjte, më 24 prill, në orën 19:00.

7. Java Kulturore e Maqedonisë së Veriut vijon këtë të premte më 25 prill, në orën 19:00 me ekspozitën “Monografia e Kostumeve Popullore Maqedonase” nga Vladimir Janevski, që do të çelet në Qendrën e Informacionit Kulturor të Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?