Kultura

Aktivitetet kulturore/ ‘Melodia e Lashtësisë- Cyla Dyjare nën gunë’, ekspozitë në Vlorë! Historia e përdorimit të biçikletës në Shqipëri

8 Maj, 12:26| Përditesimi: 8 Maj, 15:42

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit

1. “Melodia e Lashtësisë- Cyla Dyjare nën gunë” është aktiviteti që do të mbahet më 9 maj në orën 12:00 në Brataj të Vlorës. Për të pranishmit do të çelet një ekspozitë me punime druri e cylave nga artizanë vendas, ndërkohë që mund të shijojnë tingujt e cylës dyjare, veglës së lashtë të vendit tonë, nga barinjtë.

2. Një ekspozitë fotografike e historisë së përdorimit të biçikletës do të çelet te “Reja” pranë godinës së Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, më 8 maj në orën 19:00. Për herë të parë, publiku shqiptar do të njihet me traditën historike mbi një shekull të përdorimit të biçikletës në Shqipëri, ndërsa do të ketë mundësinë të shohë fotografi dhe materiale arkivore.

3. Ekspozita “Shy-maker” vijon të qëndrojë e çelur te Galeria e Artit Bashkëkohor “Zeta” në Tiranë. Ajo sjell krijime të artistes austriake Hanna Besenhard, e cila ka qenë e pranishme në Tiranë në një rezidencë artistike.

4. Përvoja VR “Murgu buzë detit” nga Caspar David Friedrich prezantohet më 9 maj te Kub France Tirana te Piramida.

5. Në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë (COD) vijon të qëndrojë e hapur ekspozita fotografike “Shqipëria e bukur dhe primitive”. Të pranishmit do të mund të shohin imazhe të marra nga dokumentari me të njëjtin titull i xhiruar në vitin 1930 nga Burat dhe Elliot Taylor dhe të restauruara nga Shpend Bengu.

6. Në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës më 8, 9 dhe 10 maj në orën 20:00 do të shfaqet sërish pjesa teatrore, “Ferma e kafshëve”.

7. Në galerinë FAB të Universitetit të Arteve vijon të qëndrojë e çelur ekspozita tribut për Ali Osekun, “Substancë”.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?