Aktivitetet kulturore

Kultura

Aktivitetet kulturore/ Mokra n’fest” në urën e Golikut në Pogradec, koncert për emigrantët në Malësi të Madhe

15 Gusht, 11:43| Përditesimi: 15 Gusht, 11:49

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1.     “MOKRA N’FEST” NË URËN E GOLIKUT NË POGRADEC

“Mokra n’Fest” është aktiviteti që do të mbahet në Urën e Golikut në Pogradec këtë të shtunë në orën 16:00.

2.     “PORTO PALERMO” FESTIVAL SJELL “LA NOCHE CUBANA”

“Porto Palermo Festival” vijon të mbahet në kalanë e Porto Palermos. I organizuar dhe drejtuar nga Olen Cesari, mbrëmjen e kësaj të premteje, për të pranishmit do të interpretojnë Eda Zari e AJS, ndërsa të shtunën mund të shijohen ritmet kubane me La Noche Cubana nën interpretimin e Laraine Canizares.

3.     KONCERT PËR EMIGRANTËT NË MALËSI TË MADHE

Në Bushat të Malësisë së Madhe mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 20:00 do të mbahet aktiviteti i titulluar “Koncert për emigrantët” me interpretime nga artistë e këngëtarë të ndryshëm.

5. “LOST IN GENERATIONS” NË GALERINË E ARTEVE DIGJITALE

 Ekspozita “LIG” (Lost in Generations) vijon të qëndrojë e hapur te “Galeria e Arteve Digjitale” në Korçë deri më 31 gusht. Mund ta vizitoni falas çdo ditë,  nga ora 10:00 deri në orën 20:00.

6.     FILMAT E KINEMASË SË HAPUR “OPEN AIR TIRANA” TE “REJA”

Të pasionuarit pas filmave mund të ndjekin mbrëmjen e sotme në kinemanë e hapur “Open Air Tirana” te Reja pranë Galerisë Kombëtare të Arteve filmin “Spirited Aëay”, ndërsa të shtunën filmin “Dirty Dancing”.

7. FILMAT E JAVËS PËR TË RRITUR TE “HIMARA OPEN CINEMA”

Java e dytë në kinemanë e hapur të Himarës risjell magjinë e filmave “N’plazh” me një program të veçantë për të vegjëlit e për të rriturit. Të rriturit mund të shohin në orën 22:15 sonte filmin “Intouchables” (Të paprekshmit), ndërsa të shtunën “Spider Man (No Ëay Home)”.

8. FESTIVALI FOLKLORIK “JEHONA E VJOSËS” NË MEMALIAJ

Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Jehona e Vjosës” vjen në edicionin e tij të II-të në Memaliaj sonte dhe nesër. Festivali mbahet në kuadër të Javës Memaliote “Memaliaj na Thërret” dhe do të bëjë bashkë grupe folklorikë dhe ansamble, valle tradicionale e këngë autentike.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?