1. TAKIM PËR TRASHËGIMINË DHE PËRFSHIRJEN SOCIALE NË DURRËS
“Trashëgimia për përfshirjen sociale” është takimi që do të mbahet te “MuzehLab” në Durrës më 12 shtator në orën 17:00. Ky event sjell mundësinë për të transformuar objekte muzeale që kanë kaluar brez pas brezi, duke u dhënë një jetë të re përmes artizanatit, kreativitetit dhe imagjinatës.
2.“MORAD”, KONCERT LIVE NË SHESHIN “SKËNDERBEJ” NË TIRANË
Energjia e rrugëve të Barcelonës vjen në zemër të Shqipërisë mbrëmjen e 12 shtatorit! Morad do të mbajë një koncert live në sheshin “Skënderbej” dhe krahas tij do të interpretojnë edhe Noizy, Young T & Bugsey.
3. KONCERT I ORKESTRËS SIMFONIKE TË RTSH-SË TE ARTET
Orkestra Simfonike e RTSH-së vjen me një koncert me pjesë nga Dvoraj e Schubert mbrëmjen e kësaj të premteje në orën 19:00 në sallën e Universitetit të Arteve. Nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja dhe me solist në violonçel Jeremy Findlay, të pranishmit mund të shijojnë Koncert për violonçel dhe orkestër.
4. “UNCORRUPTED CONFLICTS”, EKSPOZITA PERSONALE E ELTJON VALLES
“Uncorrupted conflicts” është ekspozita nga Eltjon Valle, që do të çelet te Galeria “Debussy Fine Art” në Tiranë mbrëmjen e 12 shtatorit në orën 18:00. Në ekspozitë reflektohet mbi pasojat madhore të industrisë së naftës, duke marre një rol investiguesi për të prezantuar pasojat, si negative dhe ato pozitive.
5. “MIU GRIOSH” NË TEATRIN EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”
Teatri “Miu griosh” është shfaqja që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë në datat 12,13 dhe 14 shtator duke filluar nga ora 20:00.
6. “FESTIVALI I MUZIKËS DHE VALLEVE” NË SHESHIN “LIRIA”
Festivali i Muzikës dhe Valleve vjen sërish në sheshin “Liria” në Durrës mbrëmjen e 13 shtatorit në orën 19:00. Në këtë festival marrin pjesë grupe të ndryshme nga Shqipëria, Ukraina, Polonia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi, Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Turqia, Serbia etj, të cilët me muzikën dhe ngjyrat e këngëve e valleve folklorike shpalosin vlerat dhe traditat e tyre.
Komente
