Kultura

Aktivitetet kulturore/ 'Mullixhesha e Bukur' te Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit! ‘Ëndrra mbi Levando koncert në Kushovë

27 Qershor, 11:37| Përditesimi: 27 Qershor, 11:43

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. “Mullixhesha e Bukur” (Die schone Mullerin), një nga kryeveprat më të ndjera të periudhës së romantizmit vjen për herë të parë në skenën shqiptare nën interpretimin e pianistes Etrita Ibrahimi dhe baritonit Artur Vera. Shfaqja do të vijë Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit mbrëmjen e së shtunës, në 28 qershor, në orën 20:00.

2. Sopranoja Nina Muho sjell në skenë 16 këngë qytetare shqiptare të interpretuara për herë të parë me kuartet. Ky koncert, që do të mbahet në 30 qershor në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit është një mozaik emocionesh, kujtimesh dhe tingujsh që përqafojnë tabanin e çdo treve shqiptare si thesarin më të çmuar të identitetit tonë kombëtar.

3. “Ëndrra mbi Levando” është koncerti me Sardi Strugaj, Renis Gjoka dhe plot surpriza të tjera, që do të mbahet këtë të shtunë, në 28 qershor, në orën 17:00 në Kushovë.

4. Muzikë live me Dj Dova do të mund të shijoni te Pema e Thatë në Ksamil këtë të shtunë, në 28 qershor, në orën 14:00.

5. “Kayak Fest Albania” mbahet në Liqenin e Prespës duke filluar prej ditës së sotme në orën 17:00 për të vijuar edhe të shtunën dhe të dielën. Të pranishmit mund të shijojnë tre ditë të mbushura me aventura në kajak, kamping buzë liqenit, muzikë nën yje dhe eksplorim të thesareve natyrore e kulturore të Prespës.

6. “Annabelle”, “Hangover” dhe “Çmenduritë e Kuskos” janë filmat e javës që do të shfaqen në “Kinomeer” në sektorin “Rinia” në Durrës. “Annabelle”, një horror klasik, është filmi i parë që do të shfaqet këtë të premte në orën 21:00, për të vijuar të shtunën dhe të dielën me dy filmat e tjerë.

7. Shkodra çel turin e “Vala Fest 2025” në 27 qershor në orën 17:00 në sheshin para Bashkisë së qytetit. Në 27 dhe në 28 qershor mund të përjetoni dy ditë të mbushura me energji, pasion dhe ritme pa fund, nga aktivitete të ndryshme gjatë ditës, te netët magjike me DJ-të më të mirë dhe artistët më të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?