Kultura

Aktivitetet kulturore/ Muzikali ‘Time to Shine’ në skenën e Akademisë së Arteve, koncerti ‘Trëndafilin kur ta dhashë’ në TKOB

25 Janar, 15:58| Përditesimi: 25 Janar, 16:21

  • Share

“Time to Shine” është muzikali, që do të ngjisë në skenë mbrëmjen e kësaj të shtune në skenën e Akademisë së Arteve tetëdhjetë të rinj.

Një produksion nga Adela Muçollari, frymëzuar nga “Casa de Papel”, muzikali do të vijë në orën 19:00, i rikonceptuar komplet ndryshe. Të rinjtë do të ngjiten në pesë disiplina: kanto, kërcim, aktrim, skenografi dhe kostumografi, duke përcjellë mesazhe me vlerë.

Këngët më të bukura shqiptare dedikuar dashurisë rikthehen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit përmes koncertit “Trëndafilin kur ta dhashë” të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Koncerti do të mbahet më 25 janar në orën 19:00 dhe do të jetë një udhëtim muzikor nga Veriu, Shqipëria e Mesme deri në Jug, ku mund të përjetoni pasurinë kulturore, magjinë e këngës shqipe dhe bukurinë e valleve tona tradicionale.

“Dhelprat e Vogla” është drama që do të ngjitet në skenën e Teatrit Metropol të shtunën dhe të dielën, si dhe më 30, 31 janar dhe në 1 e 2 shkurt në orën 19:00. Me autor Lilian Hellman shfaqja vjen nën regjinë e Spiro Dunit.

“Gjenerata” është shfaqja që do të vijë nga Cirku Kombëtar në Teatrin e Kukullave në Tiranë në 25 dhe 26 janar nga ora 17:00-19:00.

“Lezetet e mëkatit bashkëshortor” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te ArTurbina në Tiranë mbrëmjen 25 dhe 26 janarit në orën 19:00. Vepra me autor Valentin Krosnogorov vjen nën regjinë e Milto Kutalit dhe me interpretimin e aktorëve Rafael Hoxhaj dhe Ilirda Bejleri.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?