Kultura

Aktivitetet kulturore në Tiranë e qytete/ Ekspozita 'Arkivi i Brishtë' tek kryeministria! Komedia 'Karnavalet e Korçës' në teatrin Andon Zako Çajupi

20 Shkurt, 11:00| Përditesimi: 20 Shkurt, 11:05

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. Ekspozita “Arkivi i Brishtë” nga Stefanos Tsivopoulos do të çelet në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri më 21 shkurt në orën 19:00. E kuruar nga Helidon Gjergji, ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 20 mars.

2. Vijon të mbahet në Tiranë edicioni i 10-të i “Ditëve të kujtesës”. Nën moton: “Një Dekadë në shërbim të Kujtesës në Shqipëri” ky edicion shënon 10 vite krijim të një platforme, e cila promovon dialogun mbi të kaluarën komuniste të vendit tonë.

3. Këtë të enjte, të premten e deri më 23 shkurt në orën 20:00, te Qendra Kulturore Tulla në Tiranë do të vazhdojnë të prezantohen artistë dhe vepra bashkëkohorë nga Kosova me rastin e Javës Kulturore Kosovare. Sonte për të pranishmit do të çelet ekspozita “The real superhero”.

4. Ekspozita “aDigital Perspective” vijon të qëndrojë e çelur në Galerinë GOCAT – Gallery of Contemporary Art Tirana te Piramida në Tiranë. Në ekspozitë janë ftuar dhjetë artistë italianë dhe ballkanas për të reflektuar dhe ripërcaktuar marrëdhënien mes arteve pamore dhe kulturës dixhitale.

5. “Rroke Dritën” titullohet filmi i kineastit Dario Haruni, që do të shfaqet në Qendrën e Artit Agimi të premten, më 21 shkurt në orën 19:00.

Filmi është realizuar përmes teknikës eksperimentale “collage montage”, duke përzgjedhur pamje nga materiale arkivore të AQSHF dhe duke i ripërdorur ato bashkë me një vijë narrative poetike të autorit. 98 filma shqiptarë (dokumentarë dhe reportazhe) risillen në 34 minuta, duke vënë të vjetrën në shërbim të së resë.

6. “Nuk do të gënjejmë më kurrë” është komedia që do të shfaqet mbrëmjen e 21, 22 dhe 23 shkurtit në orën 20:00 në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë nën interpretimin e Artan Imamit dhe Ema Andreas.

7. Komedia “Karnavalet e Korçës” do të shfaqet në Teatrin e Korçës edhe këtë të enjte më 20 shkurt në orën 19:00.

8. “Amour” është shfaqja që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë më 20, 21, 22 dhe 23 shkurt në orën 20:00.

9. “Ekuilibër” është aktiviteti nga Erdit Asllanaj që do të mbahet më 20 shkurt në orën 19:00 te teatri “Metropol” në Tiranë.

10. “Ti je melodia” është koncerti nga Ilir Veliu & Miqtë, që do të mbahet te Teatri “Bylis” në Fier më 20 shkurt në orën 18:00.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?