Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit
1. Mbrëmjen e kësaj të mërkure, më 21 maj në orën 19:30 te Reja pranë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë çelet edicioni i nëntë i festivalit të artit “Reja”. Mbi 100 artistë nga Azerbajxhani, Meksika, Maroku, Greqia, Turqia, Italia, Franca etj., do të mblidhen në Tiranë për performanca intime dhe të zhurmshme të kërcimit bashkëkohor, artit të performancës, muzikës, poezisë, bisedave, ëorkshop-eve, prezantimeve, si dhe shfaqjeve festive me ansamble, orkestra, kore dhe DJ.
2. “Nga bohemizmi te përjetësia” me vepra nga Amadeo Modigliani, Edgar Degas, Henri Matisse, Tamara de Lempicka etj. është ekspozita e çelur në COD, që pret publikun prej kësaj të marte deri më 31 maj.
3. “Nightflix Film Festival” është festivali i filmit me vepra nga kineastë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, që do të çelet këtë të mërkurë, në 21 maj në orën 20:00 në kinema “Agimi” në Tiranë.
4. Shfaqja “Zullulandia” mbi motivet e Faik Konicës vjen premierë te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 21 maj në orën 20:00 me regji dhe dramatizim nga Endri Çela.
5. Java e Evropës vijon mbrëmjen e kësaj të mërkure, më 21 maj, në orën 11:00 me koncertin “Tingujt e Kujtesës” në ish Burgun e Spaçit.
6. Ekspozita “Rrugëtime të papritura të jetës” do të çelet sot në orën 18:00 te muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër. 40 portrete të ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politikë gjatë diktaturës, do të ekspozohen për publikun së bashku me historitë e tyre të jetës.
7. “Udhët - Edicioni VI” vijon të qëndrojë e çelur deri më 25 maj e më pas nga 29 maji deri më 5 qershor te Galeria “FAB” në Tiranë. Ekspozita sjell në dy aktivitete, punime të zgjedhura nga Stafi Pedagogjik i Fakultetit të Arteve të Bukura.
Komente
