Kultura

Aktivitetet kulturore/ Opereta ‘Karnavalet’ te TKOB! ‘Vrasje në vjeshtë’ në Teatrin Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’

25 Mars, 12:09| Përditesimi: 25 Mars, 15:29

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Dantedi - Dita Kombëtare e Dante Alighierit” titullohet aktiviteti që do të mbahet mbrëmjen e kësaj të marte, më 25 mars, në orën 18:00 në Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.

2. Filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen” me regji nga Gëzim Erebara dhe Piro Milkani do të shfaqet i restauruar në kinema “Millenium” në Tiranë mbrëmjen e kësaj të marte, më 25 mars, në orën 19:00.

3. Pjesa teatrore “Vrasje në vjeshtë” e ndërtuar mbi motivet e romanit “Njeriu i netëve të vjeshtës” të Gjergj Vlashit do të shfaqet premierë këtë të mërkurë më 26 mars në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” pranë ArTurbinës në Tiranë.

4. Një workshop nga regjisori italian Paolo Comentale me aktorë, skenografë dhe regjisorë të rinj mbi teknikat e prodhimit të kukullave dhe përdorimin e tyre skenik do të mbahet këtë të mërkurë në orën 18:00 në mjediset e Teatrit të Kukullave në Tiranë.

5. “Artizani i Dritës - Gjurmë në kohë përmes lentes së Esat Hafizit” është takimi që do të zhvillohet në galerinë e katit përdhes të Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës më 26 mars 2025, në orën 18:00.

6. “Menaxhimi i projekteve në industrinë kreative” është workshop-i, që do të mbahet më 26 mars në orën 10:00 në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë.

7. Opereta “Karnavalet” me muzikë të Avni Mulës dhe regji të Inva Mulës do të vijojë të shfaqet edhe mbrëmjen e kësaj të marte dhe të mërkurën, më 25 dhe më 26 mars, në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

8. Libri i radhës që do të diskutohet në Klubin e Librit në Berat është “Dream House” nga Artur Baku. Diskutimi do të zhvillohet në ambientet e Bibliotekës “Vexhi Buharaja” më 25 mars në orën 16:30.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?