Kultura

Aktivitetet kulturore/ Orkestra e Harqeve të Durrësit koncert te Amfiteatri! Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore në Lushnjë

23 Qershor, 11:39| Përditesimi: 23 Qershor, 15:05

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Orkestra e Harqeve të Durrësit do të vijë me një koncert në Amfiteatrin Antik të Durrësit mbrëmjen e 24 qershorit në orën 21:00. Me dirigjent Gridi Krajën interpretojnë mezzo-sopranoja Olta Juba dhe violinistja Eugenia Kristani.

2. “Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore” do të mbahet në Lushnjë, duke filluar nga mbrëmja e kësaj të hëne në orën 19:00. Në festival vjen krijimtaria më cilësore e të gjitha rretheve të vendit, ku bëhet edhe paraqitja e kostumeve popullore mbarëkombëtare.

3. Duke filluar nga sonte në orën 19:30 e deri më 30 qershor, në qytetin e Pogradecit dhe të Maliqit do të zhvillohet Edicioni i 21 - të i “ALBAMONO” (International Monodrama Festival). Aktiviteti do të mbledhë së bashku artistë profesionistë të skenës nga 8 shtete të ndryshme.

4. Mbrëmjen e 24 qershorit në orën 19:00 do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve nga “Tirana Photo Festival” në sheshin pas Teatrit të Kukullave.

5. “Lehtësia e padurueshme e qenies” nga Milan Kundera është libri për të cilin do të diskutohet në 24 qershor në orën 18:30 në Qendrën DUA në Tiranë.

6. “E ardhmja”, libri i antropologut francez Marc Augé do të promovohet te Biblioteka Publike “Thimi Mitko” në Korçë këtë të martë, në 24 qershor, në orën 19:00.

7. Komedia “Makaronat e Shejtanit” nga Klajdi Malellari shfaqet në skenën e Teatrit të Metropolit këtë të martë, në 24 qershor, në orën 20:00.

 

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?