Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.
1. Festivali i 63-të i fëmijëve do të çelë siparin këtë të premte, në 30 maj, për të vijuar edhe në 31 maj dhe në 1 qershor, në orën 19:00 te Teatri “Migjeni” në Shkodër.
2. Ekspozita fotografike “Thesare të natyrës shqiptare” do të çelet te Parku Rinia në Tiranë në 31 maj në orën 10:00-18:00.
3. “Portret Koncert” me violinistin Zamir Kabon dhe pianistin Dejon Bendaj do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në 31 maj në orën 20:00.
4. Festivali i monodramës “Flas shqip” vijon të mbahet në teatri “Zonja e Bujtinës” në Tiranë. Ky është edicioni i parë i tij dhe në skenë, këtë të premte, në 30 maj, në orën 20:00 do të vihet në skenë shfaqja “Qen bir.. i një qeni” me Ferdinand Hys, ndërsa në 31 maj do të jetë shfaqja “Jam gjallë” me autor dhe interpret Marin Orhanasi.
5. Festivali i Luleve në Vlorë vjen në edicionin e tij të katërt. Ai do të mbahet në zonën historike të qytetit në 30 e 31 maj dhe në 1 qershor gjatë gjithë ditës.
6. Teatri për fëmijë “Hirushja” do të shfaqet në Teatrin e Kukullave në Tiranë në 31 maj në orën 10:30.
7. Orkestra e të rinjve “Magna Grecia” do të ketë një koncert te Teatri Petro Marko në Vlorë në 31 maj në orën 19:00 në kuadër të Javës Italiane të Kulturës.
Komente
