Kultura

Aktivitetet kulturore/ Orkestra frymore, koncert me autorë shqiptarë e të huaj! Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor interpreton sonte në Shkodër

4 Gusht, 12:15| Përditesimi: 4 Gusht, 12:17

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Orkestra frymore në Durrës vjen me një koncert mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në sheshin “Liria”. Me drejtues Saimir Kalaja dhe soliste Juna Ruçi, në program janë parashikuar të interpretohen pjesë festive nga autorë shqiptarë dhe të huaj si: Prenkë Jakova, Feim Ibrahimi, Bizet, Shostakovich, Beethoven, Morricone, The Beatles, etj.

2. Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor me të rinj nga 15 vende të ndryshme europiane vjen me një koncert mbrëmjen e kësaj të hëne në orën 21:00 në sheshin e Bashkisë së Shkodrës.

3. Në pritje të “Lin Festival”, mbrëmjen e nesërme në orën 19:00 në Durrës di të mbahet një aktivitet promovues për festivalin, duke vënë theksin në rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë etno-kulturore dhe rolin e të rinjve në këtë drejtim.

4. “Shi në plazh” është komedia që do të shfaqet në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në Tiranë mbrëmjen e sotme në orën 20:30.

5. Ekspozita “Seaside Quartet” nga Parasite 2.0 vijon të qëndrojë e çelur që prej 2 gushtit e deri në 16 shtator te Galeria e Bregdetit në Radhimë. Ekspozita buron nga një dialog i vazhdueshëm midis Parasite 2.0 dhe kuratorit Elian Stefa, i bazuar në një pasion të përbashkët për muzikën dhe për hapësirat kolektive të aktivizuara përmes tingullit.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?