Kultura

Aktivitetet kulturore/ Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor koncert në Shkodër! Ansambli Folklorik Kombëtar performon sot në ‘Porto Palermo Festival’

1 Gusht, 11:11| Përditesimi: 1 Gusht, 11:21

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor vjen me një koncert në sheshin para Bashkisë së Shkodrës mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 19:30. Të rinj nga 15 vende të ndryshme evropiane do të sjellin një udhëtim muzikor që kalon përmes epokave dhe stileve.

2. Festa e miqësisë në Gjirokastër do të sjellë këtë të shtunë në orën 19:00 në sheshin “Çerçiz Topulli” artistët “West Side Family”, Lorenc Hasrama, Xhesika Polo dhe Fjorela.

3. Më 2 gusht në orën 21:00 në zemër të Dhërmiut do të mbahet “Fustanella Festival”, një aktivitet që do të vijë për publikun mbrëmjet e çdo të shtune gjatë muajit gusht.

4. Nëse ndodheni në Velipojë mund të bëheni pjesë e festës tek shatërvani këtë të shtunë në orën 20:00. Në këto netë vere mund të shijoni DJ e muzikë live, valle tradicionale shqiptare, panaire lokale, argëtim për fëmijë me animatorë dhe shumë surpriza të tjera.

5. Porto Palermo Festival po vijon të mbahet te Kalaja e Porto Palermos në Himarë. Mbrëmjen e sotme do të interpretojë Ansambli Folklorik Shqiptar, ndërsa mbrëmjen e nesërme për publikun do të interpretojnë artistët: Ledina Çelo, Genc Tukiçi, Dëshira Ahmeti dhe Anamaria Beqaj.

6. Festivali “Vala Fest 2025” mbërrin në Sarandë, në shëtitoren “Naim Frashëri më sonte dhe nesër në orën 20:00.

7. Për të tretin vit me radhë, në datat 1,2 e 3 gusht në qendër të Kotës në Selenicë mbahet “Festivali Folklorik” me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve polifonike të zonës si dhe grupeve të ftuara nga Bashkitë Vlorë, Delvinë, Memaliaj e Gjirokastër. Festivali çelet sonte në orën 19:00.

8. Një mbrëmje festive do të mbahet në Bulgarec të Korçës këtë të premte në orën 18:00. Të pranishmit mund të bëhen pjesë e festës me muzikë, valle e argëtim.

9. “Imagjinojmë me Arkeologjinë dhe Artet” është aktiviteti që do të mbahet sonte në orën 19:00 në shëtitoren e Golemit. Ai është konceptuar si një eksplorim se si mund të ndërthuren arkeologjia dhe arti, për të krijuar rrëfime të reja mbi të kaluarën dhe të ardhmen e përbashkët.

10. Një festë me muzikë live e pije, duke sjellë afër traditën do të mbahet në qendër të Potamit në Himarë mbrëmjen e sotme, duke filluar nga ora 18:00.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?