Kultura

Aktivitetet kulturore/ Orkestra simfonike e RTSH, koncert në Katedralen Ortodokse! MIK festival çel edicionin e tetë në Korçë

10 Korrik, 13:49| Përditesimi: 10 Korrik, 16:04

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.

1. Stina koncertore e Orkestrës Simfonike të RTSH-së vijon me një koncert mbrëmjen e 11 korrikut në orën 19:00 në Qendrën kulturore të Katedrales Orthodhokse. Të pranishmit mund të shijojnë muzikë nga Giacomo Puçini (Manon Lescaut Intermezzo),  Teodor Dore (La Suite Romana për Orkestër),  Jean Sibelius (Valse Triste),  Ludëig van Beethoven (Tripli Koncert për Violinë, Piano dhe Violonçel). Koncerti vjen nën dirigjimin e Olsi Qinamit dhe nën interpretimin e Aredion Licit në piano, Fiorela Asqeri në violinë dhe Idlir Shyti në violonçel.

2. MIK Festival çelet mbrëmjen e kësaj të enjteje në orën 19:30 në Hanin e Pazarit në Korçë. Edicioni i tetë i festivalit do të fillojë me një koncert që do të sjellë muzikën klasike dhe tradicionale të Kinës dhe Shqipërisë. Ndërsa të premten, në orën 20:00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” do të mbahet nëj koncert kushtuar vokalistit më të madh lirik shqiptar, Gaqo Çako.

3. Dy netë kampingu në zemër të natyrës, nën qiellin me mijëra yje është përvoja të cilës mund t’i bashkoheni në Përmet në 11, 12 dhe 13 korrik. Të pranishmit mund të vëzhgojnë yjet me teleskop ndërsa do të kenë guidë nga specialistë astronomie dhe astrologjie. Ata mund të shijojnë muzikë live, të bëjnë rafting në lumin Vjosë (paketë ekstra) dhe si vizitë në llixhat e Bënjës.

4. Tema globale e “Creative Mornings” për muajin korrik është “Mentor”, rreth së cilës do të flitet në 249 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008. Në Tiranë, skenografi Albi Çifligu do të ndajë përvojën e tij kreative dhe profesionale rreth kësaj teme në 11 korrik në orën 10:00 te librari “Babel” pranë Piramidës.

5. “Open Cinema” (Kinemaja e Hapur) udhëton këtë të enjte në qytetin e Gramshit. Duke filluar nga ora 20:00 e 10 korrikut edhe qytetarët e Gramshit mund të bëhen pjesë e tre netëve magjike në pedonalen e qytetit. Edicioni i nëntë i këtij aktiviteti që udhëton në qytete të ndryshme të vendit është menduar të vijë edhe si një homazh për regjisorin e njohur Piro Milkani dhe aktoren Margarita Xhepa.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?