Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Dy emra të shquar të skenës ndërkombëtare në fushën e baletit, Angelin Preljocaj dhe Erion Kruja, sjellin në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dy balete të veçanta brenda një nate: La Stravaganza dhe Intricate Threads of Humanity. Shfaqja do të vijë më 24, 25 dhe 27 shkurt në orën 19:00.
2. Dokumentari “Për hir të dashurisë” shfaqet mbrëmjen e kësaj të hëne më 24 shkurt në orën 17:30 te Qendra Kulturore Tulla në Tiranë. Historia e vajzave ruse të martuara me djem shqiptarë, që braktisën atdheun e tyre për hir të dashurisë e përfunduan të persekutuara nga regjimi komunist, vjen në një dokumentar premiere në Ditët e Kujtesës 2025.
3. “Rrugëtime të Papritura të Jetës” është ekspozita që vijon të qëndrojë e çelur te Piramida në Tiranë. Ekspozita paraqet portretet e 40 burrave dhe grave, ish-të përndjekur politikë, nga breza të ndryshëm ndërkohë që i disponueshëm është edhe një libër me historitë e tyre të jetës dhe portretet individuale.
4. Vijon të qëndrojë e çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog-COD pranë Kryeministrisë, ekspozita “Arkivi i Brishtë” nga Stefanos Tsivopoulos.
5. Filmi “Foxcatcher” shfaqet këtë të hënë më 24 shkurt në orën 19:00 te Qendra “Dua” në Tiranë. Filmi është bazuar në historinë e vërtetë të vrasjes së fituesit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike Dave Schultz nga John Du Pont, sponsori miliarder i ekipit të mundjes Foxcatcher.
6. Polidrom - Një Kurs Intensiv mbi Fuqinë e Fëmijëve është ekspozita që çelet këtë mbrëmje më 24 shkurt në orën 17:00 në “Parking Art Gallery”.
7. Trashëgimia e marionetave është konferenca që do të mbahet te Teatri i Kukullave në Tiranë më 25 shkurt në orën 10:45.
8. “Jeta e të tjerëve” është filmi që do të shfaqet te “Tek Bunkeri” në Tiranë më 25 shkurt në orën 19:00.
9. “Gruaja e burrit tim” është shfaqja teatrore që do të vijë për publikun në Pallatin e Kulturës në Roskovec këtë të hënë, më 24 shkurt në prën 16:00.
Komente
