Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Një workshop nga prof.Shingo Sato mbahet te “Universiteti i Arteve” në Tiranë më 10 dhe 11 shkurt, nga ora 10.00-17.00. Prof. Sato do të japë leksione dhe do të mbajë workshop për: mëngë origami, njohuri mbi integrimin e kubeve, për krijimin e bazave të mulazhit, ‘half dress’ dhe xhaketën.
2. “Përkthimi është gjuha e Evropës” është aktiviteti që do të mbahet më 11 shkurt në orën 13:00 në Bibliotekën e Kryeministrisë.
3. Këtë të martë më 11 shkurt, në orën 17:00 në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës mbahet një mbrëmje artistike për 34 vjetorin e Shoqatës “Durrësi Autokton”.
4. Filmi “Chinatown” shfaqet mbrëmjen e 11 shkurtit në orën 19:00 te “Tek Bunkeri” në Tiranë.
5. Shkurti është zgjedhur si muaji i filmit të Stanley Kubrick te “Streha Coffee Community” në Tiranë. Këtë të hënë në orën 19:00 do të shfaqet filmi i tij “Dr. Strangelove”.
6. Filmi “Cure” shfaqet këtë mbrëmje, më 10 shkurt në orën 19:00 si pjesë e “Nata e filmit të lirë” në Qendrën “Dua” në Tiranë.
7. “Nachos” me regji të Gersa Kodranjeshit është filmi që shfaqet këtë të hënë, më 10 shkurt në orën 19:00 në kuadër të “Kineastja” në “Hot Spot Tirana” përballë gjimnazit “Partizani”.
8. “Aida”, një nga kryeveprat më të mëdha të Giuseppe Verdit do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit edhe këtë të hënë më 10 shkurt në orën 19:00. Shfaqja vjen me produksion të Franco Zeffirelli-t.
Komente
